Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku 51-vjeçari Valbon Beqiri u gjet i pajetë, derisa dyshohet se deri te vdekja e tij erdhi si pasojë e plagëve të thikës.
Sipas Belona Sarit, viktima u telefonua disa herë nga familjarët e tij, por që nuk kishin përgjigje nga ai.
Sari shton se nipi i Beqirit shkoi te banesa e tij, ku dhe gjeti trupin e pajetë të tij, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu ajo shtoi se viktima shkonte me dy identitete, pasi sipas saj, njihej edhe me emrin Marko.
“Ishte konsumues i lëndëve narkotike dhe alkoolit. Punonte si kamerier dhe ishte babai i një fëmije 12-vjeçar derisa ishte i divorcuar”, u shpreh ajo për "Kosova Today".
Ndërsa i dyshuari, 21-vjeçari Teilor Tivari, ka rrëfyer para policisë se e qëlloi me thikë Beqirin pasi, sipas tij, ky i fundit kishte tentuar ta dhunonte.
“Ishim miq, më ftoi për një birrë në shtëpinë e tij dhe shkova. Tentoi të më përdhunonte, provova të mbrohesha, por ishte i fuqishëm prandaj mora thikën e bukës dhe e godita”, ka deklaruar i dyshuari në polici sipas raportimeve të JoqAlbania, transmeton Klankosova.tv.
Sari thotë se i dyshuari pas aktit, është parë në gjendje të shqetësuar.
Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=uisLYyuO9xk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.