Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy familje të afërta mes vete ishin përfshirë në një përleshje.
Nga ky rast, i plagosur ka mbetur edhe babai i viktimës.
Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri tek kjo ngjarje e rëndë, por bëhet e ditur se viktima dhe i dyshuari ishin djem të axhës.
Në lidhje me këtë zhvillim, gazetarja Diellëza Berisha sjell detajet e fundit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.