Jonas Felde Sevaldrud, i cili regjistroi përpjekjen e tij rekorde në një video në Youtube, tha se libri Born to Run nga Christopher McDougall e frymëzoi që ta bënte vrapimin zbathur, dhe përpjekjet e tij të hershme e befasuan atë se si vrapimi zbathur mbi akull dhe dëborë nuk ishte aq i vështirë siç e imagjinonte.
Sevaldrud tha se ai ishte i vendosur ta kalonte rekordin e atletit holandez Wim Hof, i cili u vendos më 2007 kur ai kaloi një gjysmë maratone mbi akull dhe dëborë për 2 orë, 16 minuta dhe 34 sekonda.
Vrapuesi tha se përpjekja e tij e parë për rekord u anulua para kohë kur akulli i mprehtë shkaktoi dëmtime në këmbët e tij, por disa javë më vonë ai provoi përsëri në një dëborë të butë dhe pati më shumë sukses.
Vrapuesi u shpreh se tani është duke pritur të dëgjojë nga Guinness nëse përpjekja e tij ishte e suksesshme.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek covid-19 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.