A po rikthehen me bashkëpunim Flori me Elvana Gjatën?
Kështu nuk mendon fare gazetari Andi Vrapi, i cili e ka quajtur ëndërr vere rikthimin e tyre.
I pyetur pse, ai tha se vetë drejtimet që ata dy i kanë marrë, sidomos me Florin që është zhdukur nga jeta muzikore dhe sociale, e bën këtë gjë pothuajse të pamundur.
“Vetë marrëdhënia e tyre, vetë arsyeja e shkëputjes së marrëdhënies së tyre, gjendja në të cilën ndodhen artistët. Ai nuk ishte prezent as në dasmën e Klajdi Harunit, është zhdukur tërësisht”, tha Vrapi në Orën 7 të Klan Kosovës.
“Më shumë gjasa kam të kthehem unë me ishin se Flori me Elvanën”.
“Është e pamundur të flasim për rikthim”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.