Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar një shofer 26-vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë mua si dhe i është konfiskuar përkohësisht vetura, njofton Klankosova.tv.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes që të mos drejtojnê automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët”, thuhet në komunikatën për media.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.