Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë 120 km/h ai ngiste me shpejtësi 231 km/h.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.