Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçar.
Policia shqiptare ka njoftuar se shtetasi R. R., 26 vjeç u arrestua pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë anësore dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi N. U., 21 vjeç i cili ishte pasagjer në automjet, shkruan Tch, transmeton Klankosova.tv.
Njëherësh, drejtuesi i automjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.