Asambleja Kombëtare e Serbisë, të mërkurën zgjodhi qeverinë e re të drejtuar nga endokrinologu Gjuro Macut.
153 deputetë votuan pro, 46 ishin kundër, derisa 51 ligjvënës nuk ishin në seancë. Kabineti i ri përbëhet nga 31 anëtarë, raporton Klankosova.tv.
Macut prezantoi programin qeveritar të martën, duke përmendur edhe prioritetet e tij kryesore.
Pos asaj që tha se qeveria e tij do të përqendrohet në stabilizimin e brendshëm dhe politikën e jashtme strategjike, ai potencoi se çështja e Kosovës është “prioriteti më i lartë nacional”.
“Nuk heqim dorë nga parimet tona, por nuk e refuzojmë dialogun. Paqja është e pamundur pa drejtësi”, tha ai.
Nominimi i Macutit erdhi pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Millosh Vuçeviq, pas tensioneve në rritje si pasojë e rrëzimit të mburojës së stacionit të trenit në Novi Sad nëntorin e 2024, që rezultoi me 16 viktima. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.