Lajmet e fundit

Opinionistja Aida Dërguti dhe profesori Dashamir Bërxulli sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova kanë folur në lidhje me votën e diasporës në Kosovë.
Dërguti u shpreh se është e pandershme të votojnë në Kosovë, e pastaj të kthehen sërish në vendet ku jetojnë.
“Nëse ke votuar në 2021-tën, pse nuk erdhe me jetu realitetin që e krijove, sepse mendoj që është e pandershme, tash po vjen edhe njëherë po voton dhe të nesërmen i hipën aeroplanit e po kthehesh”.
“Pse nuk rri te jetosh, sepse ti fitove dhe ti je i bindur që e ke bërë mirë këtë vend, pse po kthehesh tash prapa”, u shpreh Dërguti.
Ndërkaq, Bërxulli tha se diaspora voton për Albin Kurtin dhe jo për njerëzt e tjerë që janë në listë të partisë.
“Duhet parë edhe modeli i liderit që ka Kurti. Nuk votojnë ata për njerëzit e tjerë që janë në listë aty, ata votojnë për Kurtin, çka u ofron si lider Kurti, është një lloj komunikimi ndryshe nga liderët e tjerë. Ka një lloj karizme, që siç duket vlerësohet”, tha Bërxulli./Klankosova.tv