Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 13:15 do ta shpalosin qëndrimin e tyre lidhur me çështjen e presidentit.
Ndërkaq vazhdimi i seancës është paraparë të nis në ora 14:00, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.
Derisa sot seanca që nisi me një orë vonesë kur ishte paraparë, kryetarja Albulena Haxhiu, mbajti një fjalim ku i ftoi opozitën të marrë pjesë në votim.
E mbrëmë mes tensioneve politike dhe paqartësive kushtetuese që e kanë shoqëruar procesin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar procedurat në mungesë të opozitës, duke thelluar kësisoj përplasjet mbi ligjshmërinë e votimit dhe kuorumin në Kuvend.
https://klankosova.tv/krejt-cka-ndodhi-ne-seancen-e-mbremshme-per-presidentin-111/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.