Lajmet e fundit

Gjersa Donald Trumpi përfundoi fjalimin e tij të fundit në tubim, ka ardhur edhe rezultati i parë i ditës së zgjedhjeve - dhe është një barazim midis Kamala Harrisit dhe Donald Trumpit.
Votimet e para në SHBA u hapën në mesnatë në qytezën e largët, të pa inkorporuar të New Hampshire, Dixville Notch, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Komuniteti ka një traditë të votimit në mesnatë. Dhe rezultati?
Një ndarje e pastër - tre për Harris dhe tre për Trump.
Votimet e tjera në New Hampshire nuk do të hapen deri më vonë kur Amerika të zgjohet - rregullat thonë se ato duhet të jenë të hapura deri në orën 11:00 me kohën lokale