Lajmet e fundit

Triumfoi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale duke kapur gati 30 mijë vota apo 56.5%. Por fitorja pa balotazh e Agim Aliut si i pari i Ferizajt në tetor u përmbys në votimet e parakohshme dy muaj më pas, kur më 28 dhjetor Vetëvendosje në këtë komunë mori rreth 36 mijë vota apo 60%.
Ngjashëm ndodhi edhe në kryeqytet ku VV-ja me afër 45 mijë vota humbi në balotazh e tash përmbysi rezultatin duke arritur mbi 62 mijë sosh.
Në total ky subjekt fitoi në 24 komuna, e krejt kjo po i dedikohet veç Albin Kurtit.
Ndiqni kronikën për detaje: