Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për një ribalancim "thelbësor" të lidhjeve tregtare me Kinën gjatë një samiti të tensionuar të enjten me presidentin Xi Jinping.
Ajo tha se lidhjet ndodheshin në një "pikë kthese", sipas një raporti të përbashkët.
Pritjet ishin të ulëta për samitin që shënonte 50 vjetorin e lidhjeve diplomatike pas javësh të tëra përshkallëzimi të tensionit dhe debateve mbi formatin e tij, me kohëzgjatjen që u përgjysmua papritur në një ditë të vetme me kërkesë të Pekinit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.