Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në “X”, Von der Leyen thotë se takimi me Begajn ishte i mirë.
“Faleminderit për një takim të mirë, Bajram Begaj. Vlerësoj angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë, si dhe perspektiven tuaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”, shkroi ajo, njofton Klankosova.tv.
Presidentja e Komisionit Evropian gjatë ditës së djeshme u takua me kryeministin shqiptar, Edi Rama.
Ndërkaq pas vizitës në Tiranë, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Shkupit për të vazhduar më pas të shtunën në Prishtinë./Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/von-der-leyen-me-takimin-me-begajn-perfundon-viziten-ne-tirane-te-shtunen-vjen-ne-prishtine/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.