Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerëson se Bashkimi Evropian ka bërë një rrugë të gjatë ndaj vaksinimit kundër COVID-19.
Von der Leyen bën të ditur se mbi 78 përqind e të rriturve në BE janë të vaksinuar ndaj koronavirusit, njofton Klankosova.tv.
“Sot një vit më parë, në të gjithë Evropën, filloi vaksinimi kundër COVID-19. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Mbi 78% e të rriturve në BE tani janë të vaksinuar. Mirënjohja jonë shkon për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të vijës së parë që na mbajtën të sigurt dhe komunitetet tona në këto kohë,” ka shkruar ajo në Twitter.
https://twitter.com/vonderleyen/status/1475391733773082631?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1475391733773082631%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fder-leyen-mbi-78-per-qind-e-evropianeve-te-rritur-jane-vaksinuar%2F
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.