Lajmet e fundit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka uruar Maia Sandun për postin e saj të ri si presidente e Moldavisë.
“Urime e dashur, Maia Sandu për fitoren tuaj. Duhet një lloj force e rrallë për të kapërcyer sfidat me të cilat jeni përballur në këtë zgjedhje”, tha Von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian tutje u shpreh e lumtur që do ta vazhdojë të punojë me Sandun drejt një të ardhmeje evropiane.
“Jam e lumtur që vazhdoj të punoj me ju drejt një të ardhmeje evropiane për Moldavinë dhe popullin e saj”, ka shkruar Von der Leyen në “X”, raporton Klankosova.tv.