Lajmet e fundit

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Rudi Voller ka insistuar që sulmuesi Javier Hernandez nuk do të lejohet të largohet nga klubi.
Meksikani u bashkua me klubin gjerman gjatë verës që shkoi kur aty kaloi nga Manchester United.
Por ai ka shkëlqyer këtë edicion duke realizuar 19 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat.
Kështu pas kësaj forme Arsenal ka qenë skuadra që ka shfaqur interesim për ra rikthyer atë në Premier League.
Por duket se sipas asaj që deklaron Voller një gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë, transmeton Klan Kosova.