Lajmet e fundit

Ekipi i Volejbollit në konkurrencën e femrave Skenderaj e ka mposhtur Dritën edhe në finalen e dytë të playoffit të Superligës A, të shtunën mbrëma.
Vashat nikoqire arritën ta çojnë në 2-0 serinë e fitoreve të këtyre finaleve, duke mposhtur "Intelektualet" me rezultat 3:1 (25:19, 13:25, 27:25, 25:20).
Drita, përveç që arriti të fitojë një set, rezistoi fuqishëm në setin e tretë, por Skenderaj ishte në nivelin më të lartë të detyrës.