Lajmet e fundit

Sot, do të zhvillohet ndeshja e parë finale nes Ferizajt dhe Pejës në “Play-Off”-in e konkurrencës së meshkujve në volejboll.
Takimi do të luhet në palestrën "Bill Klinton", me fillim nga ora 20:00.
Të dy ekipet arritën në këtë fazë pas disa paraqitjeve spektakolare në gjysmëfinale, ku mposhtën Skenderbeun respektivisht Dritën.
Ferizaj mposhti 2-0 gjilanasit, ndërsa Peja u desh të luftonte më fort kundër Dritës, të cilën e mposhti 2-1 në ndeshjet gjysmëfinale. /Klankosova.tv.