Lajmet e fundit

Është mbyllur me rezultatin 4:2 sfida e sotme në Serie A në mes të Torinos dhe Atalantas, në të mirë të mysafirëve.
Në këtë përballje titullar luajti edhe mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, tek Torino, njofton Klan Kosova.
Vojvoda përkundër humbjes, asistoi te goli i dytë i skuadrës së tij, të cilën e shënoi Belotti në minutën e 43-të.
Ishte ky asistimi i parë për 25 vjeçarin që prej transferimit të tij në Serie A, gjatë këtij muaji.
Për Vojvodën, ky ishte vetëm takimi i parë si titullar, kurse debutimin e kishte bërë një xhiro më parë kur ishte inkuadruar si zëvendësues.
https://twitter.com/KosovanF/status/1309853457743048711