Një moment i papritur dhe shumë komik u zhvillua në klasën e një kopshti në SHBA, duke shndërruar aktivitetin edukativ, ''Trego dhe shpjego'', në një histori të cilën prindërit nuk do ta harrojnë lehtë.
Crystal Starnes mori një mesazh të pazakontë nga mësuesja e djalit të saj, Hudson, e cila e njoftoi se "balona" që ai kishte sjellë në klasë për të ndarë me shokët, nuk ishte një lodër fryrëse siç mendonte vogëlushi, transmeton klankosova.tv.
Ishte, në fakt, një prezervativ!
Ndërkohë që Hudson kishte planifikuar me entuziazëm të ndante “gjetjen” me shokët e tij, mësuesja, me një poker-fytyrë të admirueshme, e kapi situatën pa shkaktuar trazira.
Një tekst dashamirës u dërgua menjëherë për në shtëpinë e Crystal, ndërsa klasa vazhdoi normalisht, pas konfiskimit të "balonës".
Crystal, e cila ishte mami me fat që mori mesazhin e famshëm ''Hej, djali juaj solli një prezervativ në aktivitetin tonë sot'', mbeti e habitur dhe me pak siklet.
Për të sqaruar misterin, sipas riverfronttimes, ajo nisi të hetojë se si ky objekt kishte përfunduar në xhepin e djalit të saj. Siç rezultoi, prezervativi nuk ishte i familjes – as i Crystal dhe as i bashkëshortit të saj.
Një javë më parë, Crystal kishte blerë një palë xhinse të reja për Hudson te Walmart.
Dhe duket se xhepi i vogël i xhinseve kishte fshehur një “surprizë për të rritur” të cilën Hudson e konsideroi “lojë të re”.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.