Këto vajza që po shihni në fotografi ndonëse kanë tone të ndryshme të lëkurës, ato në të vërtetë janë binjake.
Kalani dhe Jarani Dean janë vogëlushet të cilat vijnë nga Quincy i Illinois, njofton Klan Kosova.
Se ato janë binjake e kanë dëshmuar prindërit e vajzave Whitney Meyer dhe Tomas Dean teksa kanë publikuar fotografi të të dy vogëlusheve të tyre të cilat kanë vetëm një vjet.
Çifti fillimisht nuk kishte besuar se fati i fëmijëve të tyre është i tillë, pasi një gjë e tillë ku binjaket lindin me ngjyrë lëkure të ndryshme ndodhë shumë rrallë, njofton Klan Kosova.
Ndoshta ngjyrën e kanë trashëguar nga prindërit ngase nëna Meyer është e bardhë ndërsa babai Dean është më ngjyrë.
Për më shumë ja fotografitë:

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.