Është arrestuar një i mitur pasi dyshohet se nën kërcënimin e thikës ia ka marrë viktimës një shumë parash një rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë.
Sipas policisë, njoftimi u bë në orën 23:00 të mbrëmjës së kaluar.
“Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë e nevojshme policore kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personit të dyshuar. Veprimet operative kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një sasi e substancës narkotike”, thotë tutje policia.
Personi i dyshuar i mitur mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.