Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune nga shtëpia e një personi tjetër.
Policia ka bërë të ditur se gjërat e vjedhura, të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit, i janë kthyer ankuesit.
“Më 23.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti është identifikuar si i dyshuar për vjedhje të disa veglave të punës nga shtëpia e ankuesit mashkull kosovar”.
“Gjërat e vjedhura, e të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit, i janë kthyer ankuesit. I dyshuari pas verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar dhe i njëjti i është dorëzuar njësisë së realizimit të urdhëresave”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.