Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shqipërisë, pasi sot në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, kanë vjedhur një veturë.
Policia pasi ka identifikuar automjetin e vjedhur u ka bërë atyre me shenjë për të ndaluar, por ata nuk janë bindur, duke filluar kështu të lëviznin me shpejtësi, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
Më pas ata e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes është përfshirë nga flakët, në fshatin Dopaj.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.