Lajmet e fundit

Katër hajdutë mollësh që u kapën në akt nga policia, u rreshtuan para një fytyre shkëmbore dhe u gjuajtën me frutet që kishin vjedhur, shkruan Daily Mail, përcjell Klan Kosova.
Hajnat u zmbrapsen nga goditjet me mollë, por u urdhëruan të mos lëvizin nga pesë oficerët e uniformuar që ekzekutuan dënimin.
Ngjarja zuri vend në komunën Theewaterskloof, në Afrikën e Jugut.
Tani skuadra e policisë po hetohet nga oficerë të lartë pas një stuhie kritikash në rrjetet sociale se policët abuzuan me të burgosurit e tyre.
Në pamje policët shihen tek qeshen dhe tallen me njëri-tjetrin derisa hedhin mollët me aq fuqi sa kanë në kokat, këmbët dhe shpinat e personave të pafuqishëm.
Një koleg i filmoi oficerët derisa ata bënin shaka me hajdutët, përpara se filmimi të dalë në facebook.
Dyshohet se përveç se i gjuajtën me frute, policët zhveshën një nga burrat lakuriq dhe e rrahën atë.