Lajmet e fundit

Katër punonjësit e bashkisë së Pogradecit që vodhën ndihmat humanitare që erdhën nga Gjermania për spitalin dhe institucionet arsimore, janë lënë në burg nga gjykata.
Prokuroria ka kërkuar masën e arrestimit me burg për të katër të ndaluarit të cilët akuzohen për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim, mase e cila u pranua nga gjykata.
Tri ditë më parë policia e Pogradecit arrestoi përgjegjesin e rrugëve rurale dhe 3 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve publike të bashkisë së Pogradecit, Reshit Fraholli, Raif Mucka, Bektash Xhudellari, Marsel Mucllari, pas denoncimit për vjedhjen e ndihmave. /abcnews.al/