Vlora Braha, Zyrtare për Integritet (SPOC) në Federatën e Basketbollit të Kosovës do të marrë pjesë në Punëtorinë e Parë për SPOC Personat nga FIBA, që do të mbahet në Munih të Gjermanisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një shkrimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Kjo Punëtori do të mbahet më 2 dhe 3 nëntor në selinë e FIBA Europe në Munih”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.