Lajmet e fundit

Vllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2020-2021.
Shkodranët mposhtën me shifrat minimale 1-0 Skënderbeun në takimin e luajtur në kryeqytet në Air Albania për të fituar trofeun e parë pas 13 vitesh mungesë.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga braziliani Da Silva.
Ky trofe është edhe si një shpërblim për ekipin e drejtuar nga Tomas Bërdariç, pasi ishte shumë pranë titullit në Kategorinë Superiore, duke e humbur ndaj Teutës për shkak të golavarazhit./tvklan