Lajmet e fundit

Me borë e baltë është karakterizuar përballja e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku në Gjilan u takuan Vllaznia e Pozheranit dhe Drenica.
Tereni i rënduar pamundësoi lojë kualitative dhe pasime të shkurta, e për këtë fakt, përballja pati shumë ndërprerje.
Vendësit patën më shumë raste, por që në fund ndeshja përfundoi pa gola.
Në xhiron e ardhshme, Drenica e pret Gjilanin, kurse Vllaznia Besën.
Kronikë nga Emanuell Syla.