54.3 milionë është rritja e aseteve të fondeve pensionale për muajin nëntor, krahasuar me muajin paraprak
Banka Qendrore e Kosovës përmes raportit njofton se kjo rritje ka çuar në 2 miliard e 65 milionë vlerën totale këtyre aseteve, përcjell KlanKosova.tv.
“Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 77.4 përqind të gjithsej aseteve”, thuhet në njoftim.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.