Lajmet e fundit

Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkoviq është shprehur i kënaqur anise janë eliminuar nga Kampionati Evropian “EURO 2020”.
Tekniku uroi Spanjën, megjithatë tha se është krenar me futbollistët e tij për lojën e bërë, transmeton Klan Kosova.
"Urime Spanjës. Ata provuan gjithçka dhe në fund fituan me penallti. Unë jam shumë krenar për ekipin tim dhe të gjithë lojtarët."
"Lojtarët e mi ishin heronjtë e natës. Ne do të kishim merituar të shkonim në gjysmëfinale".