Profesori universitar Fadil Maloku ka folur rreth mundësisë së kthimit të Vjosa Osmanit në LDK dhe se si do të ndikonte kjo në skenën politike.
Sipas Malokut, ajo më mirë do të bënte po të hynte vetë në zgjedhje, por sipas rrethanave aktuale, opsion më i mirë duket kthimi te ish-partia e saj.
“Vjosa me LDK-në në qoftë se hyn, unë mendoj, dhe gjykimi im më i mirë kishte me qenë sikur ajo vetë të hynte, por tash problemi është që edhe partia e vet të cilën e ka formu, Guxo, edhe aty ka problem, dhe është e pamundur, nuk e di…”, ka thënë Maloku në DPT Te Fidani në Klan Kosova.
“Por, për me e matë veten NETO, kishte me qenë më së miri kështu. Por meqë ka kohë pak, ajo me siguri do të provojë me LDK-në, gjasat janë, për shkak se i kemi edhe prononcimet e Lumirit dhe të LDK-së…”
“Por LDK-ja e ka këtë farë fahun që me thanë, të guximit për me e shprehë edhe gjykime e mendime…”
“Unë mendoj që ka me u kriju goxha një bllok serioz [nëse Osmani kthehet në LDK]. Ka me u dëmtu PDK-ja”.
https://www.youtube.com/watch?v=eAc29xwTMbI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.