Lajmet e fundit

Dizajnerja Vjollca Llapashtica sjellë koleksionin e ri Pranverë/Verë 2017, me përplot fustane.
E veçanta e këtij koleksioni janë ngjyrat pastel dhe dizajnet përrallore që bëjnë dukjen e fustaneve aq të ëmbla.
Përveç fustaneve elegante, Llapashtica është prezantuar edhe me vello si dhe fustane për vajza të vogla.
Fotosesioni për koleksionin “Candy Dream” është realizuar nga fotografi Norik Uka.
























