22.11.2019 · përditësuar para 2418 dite1 min lexim
Që kur fundet me pala janë rikthyer në modë, nuk i kemi lënë më të na ikin.
Përveç se i kemi veshur gjatë gjithë muajve të verës, tendencat e modës na sugjerojnë që t’i kombinojmë edhe gjatë mujave të ftohtë: ato konfirmohen si një ‘passepartout’ në garderobë për t’u veshur 365 ditë të vitit.
Në gjendje për t’i dhënë doza të larta femiliteti edhe një looku bazik, fundet me pala edhe këtë sezon do të dominojnë koleksionet e reja dhe vitrinat e dyqaneve, shkruan Living.al.
Ato mund të vishen gjatë ditës me çizme dhe gjysmëçizme pa takë, në kohën e lirë me atlete dhe balerina, në mbrëmje me këpucë me majë ose sandale me takë, shkruan Living.al.
Mund të kombinohen me pulovra, me këmisha, felpa, bluza apo T-shirt sipas rastit. Jeni gati të zbuloni disa prej modeleve më cool të sezonit vjeshtë-dimër 2019-2020?
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.