Lajmet e fundit

Nga datat 7-14 qershor në Vjenë të Austrisë u mbajt‘‘Java e Kulturës Shqiptare në Austri’’.
Ky aktivitet u organizua nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri dhe përkrahur nga Ministria e Diasporës, e Kulturës, Ambasada e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në Austri, Unioni i Bizneseve Shqiptare në Austri, si dhe sipërmarrësit e individëte suksesshëm shqiptarë,
Është ky viti i dytë që shoqatat shqiptare, në koordinim me njëra-tjetrën, i ofrojnë publikut vendës dhe diasporës në këtë shtet alpin një program të pasur kulturor.
Në kuadër të kësaj jave u organizuan shumë aktivitete, ndër to edhe: koncerti i muzikës klasike nga artistët: Anjeza Ismajli, Faik Hondozi, Lorika Ismaili, Zamir Kabe, Chiaki Kotobuki, Rrita Bejtullahu, Zaki rPepaj, SemilitTafallari dhe grupi i fëmijëve nga shkolla e muzikës në Vjenë; pastaj shfaqja e filmit “BOTA”, i regjisores Iris Elezi,ekspozita “Përtej Formës”e prof. Skënder Kraja dhe Beskija Kraja, dhe shumë aktivitete të tjera, transmeton Klan Kosova.
Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe atë të Republikës së Shqipërisë, planifikojnë që gjatë këtij viti të organizojnë “Javë të kulturës shqiptare” edhe në disa nga qytetet kryesore të botës.