Lajmet e fundit

James Rodriguez është reaguar durimtarë. Karshi Fabio Coentrao dhe Mariano Diaz, kolumbiani është i vetmi futbollist i Real Madrid që nuk është paraqitur ende në sezonin e ri.
Por që pritja ka mbaruar. Të dielën ai ka rastin që të tregojë se meriton më shumë.
Transferi 80 milionësh tërë verën është përmendur nëse do të qëndrojë apo të largohet. Për këtë edhe trajneri Zinedine Zidane është përgjigjur dhjetëra herë, duke thënë se James ka vend në ekipin e tij.
Në mungesë të Ronaldo e Bale, James do të paraqitet në ndeshjen kundër Espanyol./Klan Kosova/