Lajmet e fundit
Regjisorja e re, Blerta Neziraj, mbas tri shfaqjeve të suksesshme ndërkombëtare, sjellë sërish para publikut një shfaqje provokative, me këngë e vallëzim të mrekullueshëm.

Në teatrin Kombëtar të Kosovës, do të luhet premiera e shfaqjes “Lufta në Kohën e Dashurisë”, produksion i qendrës Multimedia nga Prishtina.
Regjia e shfaqjes është bërë nga Blerta Neziraj, kurse aktorët do të jenë Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkelzen Veseli, Albulena Kryeziu e Molikë Maxhuni.
Shfaqja bën fjalë për katër gra të çuditshme nga Kosova që rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato kanë krijuar një botë të përbashkët imagjinare, ku loja e argëtimi bëhen streha e tyre për të mbijetuar. 28 skenat e shfaqjes para publikut do të japin humor, setereotipe e klishe sentimentale, muhabete grash për dashurinë, frikën, hakmarrjen dhe të shkuarën e hidhur.