Lajmet e fundit

Manchester United ka pësuar humbjen e parë në edicionin e ri të Preimer League me rezultatin 2:1 nga Swansea City në Liberty Stadium.
Swsansea City ka qenë kundërshtarë shumë i fortë për Djajtë e Kuq, ti cilët arritën që të kalojnë në eprësi me fillimin e pjesës së dytë.
Por futbollistët e Swanseas shënuan dy gola të shpejtë në minutat ’61 dhe ’66, mjaftueshëm sa për të marrë pikët maksimale nga ky takim.
Me tu rikthyer në pjesën e dytë, futbollistët e Van Gaal u treguan shumë të rrezikshëm dhe rezultat i kësaj erdhi goli i epërsisë.
Presioni në minutat e para të pjesës së dytë ishte i madh nga ana e Djajve të Kuq pasi ata sulmonin pa ndërprerë portën e Fabianskit.
Loja ishte shumë me e shpejtë në krahasim me pjesën e parë, në këta minuta të fillimit.
Mata ishte shumë aktiv për një orë lojë, përveç golit të shënuar krijonte edhe shumë raste. Në minutën e ’60-të pati një rast të mirë, por që Fabianski priti goditjen e tij.
Menjëherë pas kësaj erdhi goli i barazimit pas një kundërsulmi, ishte Ayew ai që barazoi shifrat në 1:1.
Pesë minuta më vonë ishte Gomis ai që i befasoi të gjithë më golin e dytë për Sëwnsean, duke shkuar në epërsi përball United.
United avancoi i pari përmes Matas, pastaj erdhën dy gola të shpejtë të Ayew dhe Gomis të cilët përmbysën rezultatin e skuadrës së Van Gaal.
Pjesa pas dy golave të shënuar iu ka takuar futbollistëve të Swanseas të cilët sulmonin shumë shpesh, por edhe ata të United mundoheshin që të arrinin golin e barazimit.
Rooney u rrëzua në zonë në minutat e fundit, por Atkinson nuk referoi penalti.
Pas pësimit të golit të dytë, Van Gaal brenda shtatë minutave bëri tre zëvendësime, në lojë u inkuadruan, Young, Fellaini dhe Carrick, kurse nga loja dolën, Mata, Schneiderlin dhe Herrera.
Pavarësisht zëvendësimeve rezultati mbeti i njëjti, kështu që kjo është humbja e parë e Manchester United në sezonin e ri. Djajtë e Kuq pas katër javëve pozicionohen në vendin e pestë me shtatë pikë të grumbulluara, transmeton Klan Kosova.