Një grua vodhi diamante në vlerë të 4,3 milionë dollarëve nga një argjendari dhe në vend të tyre la gurë për ta fshehur fajin.
Lulu Lakatos, 60 vjeçe, dyshohet se mashtroi argjendarinë duke thënë se ishte gemologe e cila ekzaminom gurët nga Boodles në Londrën qendrore dhe kinse shkoi për të vlerësuar gurët para se t'i vidhte ata duke i vendosur në qese dhe duke lënë gurë në vend të diamanteve.
Por, Gjykata e Southeark Crown tha se kur e hapën çantën përsëri panë se brenda kishte guralecë të vogël ndërsa diamantet haptazi ishin vjedhur me dorë.
Komploti në të cilin Lakatos pretendohet të ketë luajtur një pjesë integrale dhe qendrore ishte prej sofistikimit, planifikimit, rrezikut dhe shpërblimit më të lartë i mundshëm, derisa ajo mohon të ketë vjedhur ndonjë gjë, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Interesante ishte edhe si nisi e gjithë kjo gjë.
Gjykata tha se në shkurt 2016, kryetari i Boodles Nicholas Wainëright u prezantua me një burrë që e quante veten "Simon Glas", i cili tha se ishte i interesuar të blinte diamante me vlerë të lartë si një investim dhe një vlerësuese e gurëve të çmuar, "Anna", e udhëzuar nga blerësit duhej të ekzaminonte gurët përpara se të futeshin në një çantë të mbyllur për t'u mbajtur nga Boodles derisa argjendarët të merrnin fondet.
Lakatos ishte gjoja gruaja që paraqitej si Anna, e cila u shoqërua në dhomën e takimeve të bodrumeve të argjendarëve në 10 Mars nga z.Wainwright dhe gjemologia e firmës, Emma Barton.
Stott tha se zonja Lakatos synonte të ekzaminonte dhe peshonte secilin nga shtatë diamantet përpara se t'i mbështjellë ato dhe ti vendoste në një çantë të mbyllur. Pastaj Lakatos vodhi çantën e mbyllur brenda çantës së saj dhe i dha klientit çantën me shtatë guralecë.
Bashkë me klientin i gjithë ky ishte një mashtrim dhe pasi doli nga dyqani ndërroi rrobat e vendosi paruke në kokë për të mos e njohur askush dhe u largua nga Londra.
Por, e gjithë kjo nuk shkoi shumë larg, Lakatos u arrestua në Francë me një Urdhër Arresti Evropian në Shtator të vitit të kaluar dhe më pas u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar. Gjyqi për këtë rast akoma vazhdon, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.