Operacioni policor i koduar "Shades" ka çuar në arrestimin e dy shtetasve për vjedhje në Lezhë.
Shtetasit S. P. (52 vjeç) dhe M. K. (51 vjeç), banues në Shkodër, u kapën në flagrancë pas vjedhjes së dy dyqaneve dhe një servisi në fshatin Blinisht dhe Dajç, nga ku morën shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme.
Nga hetimet e mëtejshme, u zbardhën edhe 6 raste të tjera vjedhjesh në banesa, të kryera më parë nga të arrestuarit, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestruar sende të dyshuara për përdorim në vjedhje dhe objekte të vjedhura. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për akuzën e “Vjedhjes” në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.