Policia e Kosovës ka raportuar se persona të panjohur janë futur në shtëpinë e një gruaje në Zveçan dhe kanë kryer vjedhje.
Sipas ankueses, ngjarja ka ndodhur rreth paradites së të dielës, transmeton Klankosova.tv.
Hetimet për rastin, janë në procedurë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.