Bartësi i listës së Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani është shprehur se kanë takuar me kënaqësinë më të madhe Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim Tërnava.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se kanë shprehur konsideratën e lartë dhe falënderimet e plota për qëndrimet dhe veprimet e Bashkësisë Islame të cilat siç shkroi ai, janë plot dinjitet.
“Kemi takuar me kënaqësinë më të madhe Myftiun e Republikës së Kosovës Naim Tërnava. Shprehëm konsideratën e lartë dhe falënderimet e plota për qëndrimet dhe veprimet e Bashkësisë Islame të cilat janë plot dinjitet. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Bashkësinë Islame të Kosovës”, ka shkruar tutje Rrahmani.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.