Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria e ka ndihmuar Ukrainën në luftën e saj me Rusinë me mundësitë që i ka pasur.
Ai, në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se lufta në Ukrainë nuk prek vetëm këtë shtet, por edhe të tjerët.
"Së pari ne e kemi mbështetur Ukrainën edhe me paketa mbështetjeje që nuk janë hua, që nuk janë as pjesë e ndonjë biznesi kurrë nuk i kemi kërkuar të paguajë mbrapshtë ndonjë që kanë marrë nga ne".
"Pa asnjë dyshim e kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi, por jemi absolutisht të vetëdijshëm se për atë fron lufte kjo është diçka shumë e vogël. Sepse po e bëjmë për veten tonë, ky nuk është kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën, ky është kërcënim ndaj gjithçkaje që ne mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë", ka thënë Rama.
Rama ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor dhe aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
"Nëse duam një të ardhme në Bashkimin Evropian, duam BE-në, nuk duam ta shohim BE-në të shpërbëhet. Ka pasur shumë sanksione ndaj Rusisë e dimë se varësia nga nafta dhe gazi rus nuk është kaq e thjeshtë, rritja e çmimeve, rritja e kostos së jetesës në vendet më të pasura, janë pjesë e planit për ta bërë opinionin publik që të niset e të thotë se nuk mund të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën".
"Problemi është nëse i merr një të varfëri diçka, nuk është se kjo do ta bëjë të ndryshojë mendje, nëse i merr diçka të pasurit mund të ndryshojë mendje, dhe për ne ky është kyçi. Ne po kërkojmë të bashkohemi me BE-në por në të njëjtën kohë të kemi paqe dhe të bëjmë bashkëpunim të plotë në këtë rajon, Ballkani Perëndimor është tjetër realitet, ndryshe nga Ukraina që rrethohet nga kufijtë e BE-së, Ballkani Perëndimor ka dy kufi, një të brendshëm dhe një të jashtëm. Ne jemi brenda BE-së fizikisht, dhe jemi jashtë BE-së politikisht, ndaj duam të integrohemi plotësisht në këtë trupë".
"E keni parë në rajon se si hera herës ndikimi rus ka ndjellë destabilitet, nëse vazhdojmë të mbesim bashkë dhe në këmbë kjo vjen falë aspiratës që e kemi për Bashkimin Evropian, por do të jetë më e lehtë të kërkohet kaviar dhe shampanjë", ka thënë Rama. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.