Drejtor i Faktor.al, Lavdrim Lita, ka folur për vizitën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që do të bëjë në Tiranë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se e e mërkura dhe e enjta janë dy didtë shumë të rëndësishme për Tiranën.
"Në takimin e 13-të vendeve të Evropës Juglindore me Ukrainën pritet të vijë presidenti ukrainas, Voloymyr Zelensy, më pas të nesërmen është takimi i BE-së me gjashtë vendet e tjera të rajonit të cilat duan të integrohen në BE".
"Masat e sigurisë për këtë takim janë shumë të larta, e kemi parë edhe komunikatën që e kanë shpërndarë autoritetet në Tiranë, bëhet fjalë për 1,200 efektivë që do të ruajnë situatën për 48 orët e samitev".
"Nga pala ukrainase ka ekspertë të tyre që kanë ardhur të shikojnë përgatitjet për sigurinë e presidentit të tyre që e dimë se është nën shënjestër të Rusisë", ka thënë Lita. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=6RfcZt8hi7M
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.