Lajmet e fundit

Ajo që nisi si një seri shakaje në mes të të një babi kreativ dhe dy fëmijëve të tij para tre vjetësh, tani është shndërruar në një projekt të madh dhe edhe më sfidues, duke i përfshirë të gjithë ata që duan të bashkangjiten.
”Gjërat që i kam vizatuar" është një llogari instagrami, ku babai në fjalë, Tom, filloi ti postonte vizatimet e fëmijëve të tij dhe tani pranon punime arti nga fëmijët e gjithë botës. Por kjo nuk është e tëra - ky baba i dashur vendosi që këto vizatime të lezetshme t'i "sjellë në jetë" në formë humori.
Gjirafat, zogjtë, arinjtë dhe gjithçka tjetër që një fëmijë me imagjinatë të pakufizuar arrin të vizatojë, bëhet pak e frikshme, por edhe mjaft qesharake në ato punime arti digjitale që Tom i krijon.




















































