Lajmet e fundit

Vitor Roque do të udhëtojë drejt Spanjës në 24 orët e ardhshme për t’iu bashkuar Barcelonës.
Roque do të arrijë të mërkurën në mënyrë që të jetë në stërvitjet e drejtuara nga trajneri Xavi.
Kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në sezonin 2030-2031, teksa klauzola e lirimit do të jetë 500 milionë euro.
Athletico Paranuense do të përfitojë 30 milionë euro fikse, dhe 26 të tjera duke u bazuar në perfomancat e futbollistit brazilian.
5 milionë euro shtesë do t’i paguhen ekipit brazilian, nëse Roque arrin në top treshe të çmimit Ballond d’Or.