Lajmet e fundit

Mesfushori i PSG, Vitinha, në një intervistë për "Telefoot" ka treguar se dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë tek gjiganti francez, transmeton klankosova.tv
"PSG është klub i madh. E dua jetën në Paris dhe shpresoj që të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Ndjehem shumë mirë në fushë, mund ta vëreni këtë. Gjithashtu kam nisur shumë mirë sezonin, dëshiroj të vazhdoj kështu.", tha portugezi.
23 vjeçari ishte transferuar në verën e vitit të kaluar nga Porto tek Paris Saint Germain për 41.5 milionë euro.