Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi që nga data 13 shtator do të ketë restriksione në administratën publike.
Vitia ka thënë që nga kjo datë të gjithë punëtorët që paraqiten në punë duhet të kenë një nga dëshmitë si certifikata e vaksinimit, testi PCR negativ në 72 orët e fundit, apo testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë, që tregon që personi ka kaluar Covidin.
"Nga 13 shtatori do të fillojmë me disa restriksione në administratën publike. Të gjithë punëtorët që paraqiten në punë duhet të kenë një nga dëshmitë si: certifikata e vaksinimit, testi PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë, ose testi serologjik jo më i vjetër se 30 ditë".
Ai tha se kjo me kohë do të shtrihet edhe në institucione të tjera.
"Kërkova gjatë takimit që të lajmërojnë të gjithë punëtorët e administratës lidhur me këtë që të kemi mundësinë e vaksinimit për ata që dëshirojnë të vaksinohen".
Tutje Vitia tha që para 13 shtatorit do të ketë edhe takime të tjera të Komitetit anti-COVID në mënyrë që të vendoset se si të procedohet më tutje dhe kjo sipas tij, nuk e përjashton mundësinë e masave të reja para kësaj date, varësisht nga situata epidemiologjike.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.