Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti brenda dhjetë ditësh i ka administruar 400 doza të vaksinës anti COVID-19.
Kësisoj të premten ata shpenzuan të gjitha sasitë e pranuara si komunë, gjë që bëri që në vikend ta ndërprenë këtë proces.
Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Vjollca Kadollit, interesimi i qytetarëve është mjaft i madh, me theks të veçantë i atyre që kanë sëmundje kronike.
Megjithatë, kësi interesimi nuk është se shfaqën edhe personeli shëndetësor. Nga 181 mantel-bardhë të kësaj komune, janë imunizuar vetëm 40 dhe 26 të tjerë nga sektori privat.
Shefi i imunizimit në këtë QKMF, Ismajl Bekteshi, bëri me dije se për t'i imunizuar qytetarët prej moshës 65 vjeç e tutje, do të iu duhen rreth pesë mijë vaksina.
Kjo komunë pritet që të furnizohet edhe me 200 doza shtesë nga IKSHPK, për ta vazhduar këtë proces që nga e hëna.
https://www.youtube.com/watch?v=6FKqoZvmzPI
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.